Si do shkrihet SPAK? Ristani sqaron deklaratën e Berishës…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani sqaroi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha se kur PD të vijë në pushtet do të shkrijë SPAK.
Ristani u shpreh nëse provohet se Prokuroria e Posaçme janë të ndikuar politikisht nga mazhoranca, “sigurisht që ai institucion ka nevojë të ndryshojë”.
“Është ndërtuar një institucion, por është vetëm njëra nga hallkat, kemi SPAK dhe GJKKO, ndërkohë që ajo drejtësi për të cilën kanë nevojë shqiptarët është ajo që u la 4 vjet pa Gjykatë të Lartë e Kushtetuese. Ky vend nuk po gjen karar për të gjetur drejtësi. Ky kryeministër ka diktuar për të mos e lënë të pavarur edhe këtë mekanizëm special dhe nga mënyra si vepruar nuk ka mbajtur paanësi, para se të arrestonte Veliajn ka arrestuar edhe ish-presidentin Meta, mënyra e arrestimit të njërit dhe tjetrit nuk është fare e barabartë. Është për t’u përshëndetur goditja e SPAK por janë probleme që kanë të bëjnë me vjedhje monstruoze si inceneratorët, ajo që i shitet publikut duke u bazuar te bizhutë, mbase kjo bëhet për t’i diskredituar. Unë besoj se politika nuk duhet të ndërhyjë te SPAK dhe ta përdorë si vegël. Te Krimet e Rënda dikur kishte një numër të madh të dënimeve me burgim të përjetshëm, nga ky SPAK deri sot nuk di të ketë ndonjë vendim me burgim të përjetshëm. Nëse provojmë se janë të ndikuar politikisht nga mazhoranca, sigurisht që ai institucion ka nevojë të ndryshojë. Bëhet fjalë të shkrihet nëse sillen si bandë duke ndjekur urdhrat e politikës”, tha Ristani.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK jep autorizimin, lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në burg
- Ajola Xoxa ankimoi kontrollin e SPAK, seanca shtyhet për 20 shkurt
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia