A i kërcënoi Rama Prokurorët e SPAK me telefonin? Shehaj replikon me Dacin
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se kreyministri Edi Rama ka kërcënuar prokurorët e SPAK.
Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama i cili tha “E të mos bëjnë gabim të vinë të kërkojnë telefonin tim, se kanë mbledhur telefonat e gjithë Shqipërisë, të shkojnë e të merren me faktet”, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Shehaj tha se ai ishte një mesazh i qartë kërcënimi.
“si mund të kërcënosh ti kryetarin e SPAK apo prokurorët, ti thuash mos guxoni të merrni telefonin tim, kur detyra e tyre është të marrin telefonin e Ramës. E vendos gjykata nëse nuk duhet marrë telefoni. Mesazhi ishte i qartë, se tha “SPAK ka dalë nga shinat e kushtetutës, na votoni në 11 maj se ne do e rikthejmë SPAK-un në shina”, pra do e marrin prapë nën kontroll dhe SPAK nuk do guxojë ti arrestojë”,-tha Shehaj.
Juristi Jordan Daci tha se mesazhi i kryeministrit Rama nuk ishte “kërcënim nga SPAK”, megjithatë ai shtoi se asnjë nga palët në politik nuk kanë ndërmend të zgjasin mandatin prokurorëve të posaçëm.
“Një pjesë prej tyre u mbaron mandati. Do vijnë prokurorë të tjerë. SPAK-u ka sjellë një risi e ca teste që i ka kaluar se shumë gjëra që më parë dukeshin të paimagjinueshme, por SPAK për nga natyra nuk ka të dytë si institucion në botë, e nuk do të jetë i përjetshëm si institucion”,-tha Jordan Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia