Panik në Lisbonë, tërmeti 4.8 ballë trondit kryeqytetin e Portugalisë

18 Shkurt 2025 | 08:01

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter goditi Lisbonën të hënën, njoftoi Instituti Portugez i Detit dhe Atmosferës (IPMA).

Epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth 14 kilometra nga Seixal, në rrethin e Setúbal, dhe u ndje në disa vende në Lisbonën e Madhe.

Tërmeti u regjistrua në orën 13:24 me orën lokale (2:24 pasdite CET), tha IPMA në një deklaratë. Sipas informacioneve të disponueshme për momentin, lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme materiale apo personale.

Tërmeti është ndjerë me intensitet maksimal në bashkitë Almada dhe Sesimbra.

Fillimisht u raportua se kishte matur 4.7 Rihter, magnituda e saj u korrigjua më vonë në 4.8 nga qendra të shumta sizmologjike, duke përfshirë Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas USGS, epiqendra u regjistrua 3 kilometra nga Charneca da Caparica, në komunën Almada. Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare gjithashtu raportoi magnitudën 4.8 ballë.

Nuk ka informacione për ndonjë lëkundje të mëvonshme pranë kryeqytetit portugez. Agjencia portugeze IPMA ka deklaruar se “nëse situata e kërkon këtë, njoftime të reja do të lëshohen” në kohën e duhur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, festuan 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, Malia Obama, duke publikuar foto dhe...
14:57 | 06/07/2026

Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës në Turqi këtë javë për një samit të NATO-s, për...
14:48 | 06/07/2026

Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem

Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael në fund të shkurtit, është udhëheqësi i dytë suprem i Iranit dhe me një...
14:46 | 06/07/2026