Monitorimi i medias/ AMA memorandum bashkëpunimi me Portugalinë

23 Nëntor 2024 | 17:18

Autoriteti shqiptar i Mediave Audiovizive dhe Autoritetit Rregullator Portugez për Median, ERC kanë nënshkruar një memorandum me qëlllim krijimin e një kuadri ligjor për rritjen e bashkëpunimit në fushat e interesit dhe ndihmës së përbashkët, ndërmjet rregullatorëve të dy vendeve. Memorandum është nënshkruar në Romë, gjatë një takimi të zhvilluar mes palëve,  pas mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Mediave Audiovizive.

“Është një memorandum shumë i rëndësishëm për të ardhmen e institucionit tonë dhe shpresojmë të bashkëpunojmë në fusha si monitorimi sasior dhe cilësor i medias, në edukimin mediatik, teknologjisë e në fusha të tjera. Do shkëmbejmë sa më shumë informacione me njëri-tjetrin lidhur me të gjitha sfidat që rregullatorët tanë kanë”, tha kryetarja e AMA, Armela Krasniqi.

Ndërsa Helena Sousa nga Autoritetit Rregullator Portugez për Medianu shpreh se: Jam e sigurt që do vazhdojmë të bashkëpunojmë në një mënyrë më të thellë, më kërkuese dhe më emocionuese.

Ky memorandum bazohet në tre shtylla, Edukimin mediatik, Metodologjinë e monitorimit të përmbajtjes audiovizive dhe Programe të shkëmbimit të ekspertëve. Palët janë angazhuar që sa i takon monitorimit të përmbajtjes së transmetuar, të dy autoritetet do të shkëmbejnë informacionin mbi teknologjinë e softuerit të përdorur për përmbajtjen audiovizive, duke përfshirë platformat digjitale, transmetimin online dhe teknologjitë e tjera innovative dhe do të zhvillohen metoda të përbashkëta për monitorimin e përmbajtjes të transmetuar, duke përfshirë analiza të përmbajtjes, vlerësime të pavarura të përmbajtjes dhe auditime periodike, për të siguruar përputhshmërinë me standardet e autoriteteve si dhe do të shkëmbehen njohuri dhe përvoja lidhur me pajisjet e avancuara për monitorimin e përmbajtjes të transmetuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026