Konferenca për arsimin e lartë, Rama: Po ndërtohet një realitet i ri akademik

18 Shkurt 2025 | 12:47

Kryeministri Rama, gjatë konferencës kombëtare për arsimin e lartë ku u prezantua Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030, u ndal te vizioni për të përafruar standardet e arsimit të lartë shqiptar me ato të Bashkimit Europian.

Ai gjithashtu ka theksuar se po ndërtohet një realitet i ri akademik duke shtuar dhe ambiciet për vitin 2030 lidhur me fushën e arsimit.

“10 vite më parë kishim një fazë barbare me universitete. Kemi zgjeruar 2 fish arsimin e lartë. Kemi 5 fishuar buxhetin për kërkimin shkencor dhe duhet të synojë doktoratura të niveleve europiane

Nga ana tjetër, nuk bëhet një sforco e mjaftueshme për rritjen e cilësisë së stafit akademik. Të gjithë jemi në funksion të studentëve por kjo kalon medoemos përmes rritjes së cilësisë së stafit akademik”, shtoi Rama.

Kryeministri u ndal gjithashtu te evoluimi  dhe rritja e cilësisë te Universitetit Bujqësor. Ai tha se deri në vitit 2030 diplomat e Bujqësorit do të jenë të barazvlefshme me diplomat e Universitetit të Bokut në Vienë.

“Një nga zhvillimet më të bukura që ne po përjetojmë është zhvillimi në universitetin bujqësor, ai dukej si realitet i destinuar që të mbetej si një lloj kampo refugjatësh që nuk arrinin dot të arrinin botën universitare dhe të mblidheshin te bujqësori  me pesa. Ne arritën që ta fusim bujqësorin në trajektore komplet tjetër.Deri në 2030 diplomat e bujqësorit të jenë si diplomat e Bokut të Vienës, dhe anasjelltas.

Po ndërtohet një realitet i ri akadameik përmes partneritetit me Universitetit të Bokut në Vjenë. Deri në 2030 kemi ambicien që diplomat e Universitetit Bujqësor në Tiranë të jenë diplomat e BOKU-t në Vjenë”, tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në një lidhje live jashtë ambienteve të Pallatit të Brigadave ka zbuluar detaje lidhur me mbledhjen e kryeministrit Edi...
10:16 | 24/07/2026

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Brigadave ku këtë të premte do të zhvillojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë...
10:04 | 24/07/2026

U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit...
09:50 | 24/07/2026