Mbyllet afati i dorëzimit të kandidaturave për “primaret” në PD, 300 të interesuar

18 Shkurt 2025 | 13:24

Afati për dorëzimin e kandidaturave brenda Partisë Demokratike është mbyllur mesnatën mes datës 17 dhe 18 shkurt, dhe deri tani rreth 300 kandidatë kanë shprehur interes për të marrë pjesë në garën e primareve.

Përveç deputetëve aktualë, të cilët kanë dorëzuar formularët e aplikimit, figura të tjera të Partisë Demokratike janë gjithashtu të interesuara për të garuar.

Këtë të hënë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) zhvilloi një mbledhje për të shqyrtuar kandidaturat dhe për të verifikuar dokumentacionin, duke iu kushtuar vëmendje çdo mungese të mundshme të materialeve të kërkuara.

Burime brenda Partisë Demokratike bëjnë të ditur se brenda kësaj jave pritet një mbledhje e Kryesisë për të miratuar listën e kandidatëve dhe për të hapur zyrtarisht garën e primareve. Pas miratimit të listave për çdo qark, do të nisë fushata e brendshme, e cila do të kulmojë me zhvillimin e zgjedhjeve për primaret më 1 mars, ku do të realizohet procesi zgjedhor për çdo qark.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026