Mbyllja e fazës së parë të negociatave për Ukrainën, reagon Departamenti i Shtetit
DASH ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka arritur një marrëveshje me zyrtarët rusë për krijimin e një “mekanizmi konsultimi” për të adresuar tensionet në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë. Sipas njoftimit, Rubio dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ranë dakord për të formuar ekipe të nivelit të lartë që do të punojnë për të krijuar një rrugë që mund të çojë në përfundimin e luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.
Një tjetër element i rëndësishëm i diskutimeve ishte angazhimi për të ristrukturuar ambasadat e dy shteteve dhe për të mbajtur kanale diplomatike të hapura, për të mundësuar një angazhim të vazhdueshëm në zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Rubio dhe Lavrov gjithashtu ranë dakord për një bashkëpunim të mëtejshëm në mundësitë ekonomike dhe investimet që mund të dalin nga një përfundim i suksesshëm i marëveshjes së paqes.
Megjithatë, Ukraina dhe Evropa kanë shprehur shqetësimin se mund të arrihet një marrëveshje pa përfshirjen e Kievit dhe aleatëve të saj.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka theksuar se Ukraina nuk do të pranojë një rezultat pa pjesëmarrjen e saj të drejtpërdrejtë në negociata.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë