Armëpushim dhe zgjedhje në Ukrainë, plani që u diskutua mes amerikanëve dhe rusëve

18 Shkurt 2025 | 15:01

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me bisedimet diplomatike të zhvilluara mes delegacionit rus dhe atij amerikan në Arabinë Saudite.

Fox News shkran se në takim u diskutuan kushtet e mundshme për një marrëveshje mes Kievit dhe Moskës, e cila përfshin një armëpushim, zgjedhje të reja në Ukrainë dhe një marrëveshje paqe.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, konfirmoi se ekipi amerikan ra dakord të vendosë bazat për bashkëpunim me Rusinë në çështje të ndryshme, përfshirë edhe krijimin e skuadrave të nivelit të lartë për të avancuar procesin e paqes.

Një nga elementët kyç të diskutuar ishte mbajtja e zgjedhjeve të reja në Ukrainë, me supozimin se presidenti aktual, Volodymyr Zelenskyy, ka gjasa të ulëta për t’u rizgjedhur.

Moska beson se një kandidat tjetër do të ishte më fleksibël dhe më i gatshëm për negociata.

Zelenskyy, nga ana e tij, ka kundërshtuar çdo marrëveshje pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës. Në një telefonatë me Donald Trump javën e kaluar, ai i kërkoi ish-presidentit amerikan të mos i besonte Vladimir Putinit, duke e cilësuar atë si një “gënjeshtar”.

Mungesa e përfaqësuesve evropianë në bisedimet e së martës ka ngjallur reagime, sidomos pas kritikave të Zëvendëspresidentit amerikan JD Vance ndaj aleatëve evropianë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Kryeministri britanik Kier Starmer ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të vendosë trupa në Ukrainë për të garantuar sigurinë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026