Shembja e digës në hidrocentralin e Sasajt, KLSH konstaton një sërë shkeljesh

19 Shkurt 2025 | 11:01

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një sërë shkeljesh në Hidrocentralin e Sasajt në Himarë, i cili u dëmtua në mes të janarit, duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe biznese në zonë.

Sipas gjetjeve të para të auditit, që vijon ende, ky hidrocentral nuk ka qenë objekt i asnjë kontrolli nga institucionet përgjegjëse që prej ndërtimit dhe fillimit të funksionimit të tij. KLSH thekson se nëse këto institucione do të kishin kryer inspektimet e duhura dhe do të kishin identifikuar problematikat e mundshme, dëmtimi i digës dhe përmbytjet mund të ishin shmangur.

Në kuadër të parandalimit të rasteve të ngjashme, KLSH ka njoftuar se do të shtrijë auditimet edhe në hidrocentrale të tjera në mbarë vendin. Gjithashtu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë pranë institucionit për çdo problematikë të kësaj natyre, me qëllim forcimin e mbikëqyrjes dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është kapur në flagrancë në IEVP Durrës, pasi dyshohet se tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë narkotike. Sipas...
21:51 | 25/06/2026