Përplasja me armë në Bushat, SPAK kërkon arrestimin e 4 personave të përfshirë

19 Shkurt 2025 | 14:21

Gjykata e Posaçme ka vendosur caktimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” ndaj Izmir Sakica, Samuel Troshani, Franko Lekës dhe Andrea Prendit për veprat penale: “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Mbajtjen pa leje të armëve luftarake”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Hetimet janë zhvilluar lidhur me rastin në datë 23 gusht 2024, ku personat Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.

Këta persona, të armatosur janë nisur në një tentativë për të vrarë personin nën hetim Andrea Prendi dhe familjarët e tij. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, nuk pati dëmtime të shëndetit, por vetëm dëmtime të mjeteve të përdorura.

Në datën 18 shkurt 2025, policia ekzekutoi masat e sigurisë për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, ndërsa shpalli në kërkim Franko Leka dhe Andrea Prendin. Po ashtu, në të njëjtën ditë, u realizuan kontrolle në disa banesa dhe ambiente në Shkodër, ku dyshohet se mund të gjenden prova të lidhura me veprat penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026