VIDEO| U vra në atentatin në Shkodër, si u kërcënua një muaj më parë Arlind Bushati

31 Tetor 2024 | 15:30

Arlind Bushati djali i ish-kandiatit për kryebashkiak të Shkodrës Xhemal Bushatit, u vra ditën e djeshme në një atentat kundër tij dhe Hamza Licit, gjithashtu viktimë e atentatit. Kujtojme se Arlind Bushati para tre javësh kishte denoncuar një kërcënim të bërë ndaj tij.

32-vjeçari denoncoi më 11 tetor 2024 në polici se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor i drejtuan armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Euroneës Albania ka publikuar një video të kësaj ngjarje të marrë nga kamerat e sigurisë të një lokali. Në video dallohen dy persona që lëvizin me motor, personi që qëndron pas ngre krahun në drejtim të lokalit.

Ai dyshohet të ketë pasur pistoletë dhe ia ka drejtuar atë Arlind Bushatit. Në këtë moment persona të ndodhur në lokalet në pedonale duket se largohen me vrap.

I ftuar në Euronews Albania, Shemsi Prençi ish-drejtor i policisë tha se kjo video nuk ka dalë nga policia, pasi sipas tij nëse policia do kishte bërë punën e saj ajo do të mund të kishte marrë masa dhe të kishte parandaluar atentatin e bërë ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës ku mbetën viktima, Arlind Bushati, Hamza Lici, dhe kalimtarja Flutura Basha ndërsa është ende në gjendje të rëndë bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026