Publikohet lista e pasurive të konfiskuara, nxirren në shitje

19 Shkurt 2025 | 15:09

Pasuritë e konfiskuara ndër vite me vendim gjykate, tashmë janë publike.  Ato janë listuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në katalog me 550 faqe, të specifikuara me vendndodhje në hartë dhe foto të objeketeve. Po ashtu, për secilën pronë, është vendosur edhe vlera që ajo ka në treg.

Sipas Agjencisë, bëhet fjalë për pasuritë të krijuara ose të përfituara në mënyrë të paligjshme, të cilat janë konfiskuar me vendim gjykatë të formës së prerë dhe që kanë kaluar në pronësi të shtetit.

Lista e plotë përfshin gjithë territorin e vendit, dhe janë afro 250 prona të konfiskuara, numri më i madh i të cilave janë në Tiranë dhe Vlorë.

Para bllokimit me vendim gjykate, ato janë përdorur për qëllime banimi e biznesi, ku bie në sy aktivitete si hotele, bare e njësi tregtare.

Për agjencinë që administron këto prona, qëllimi kryesor i këtij publikimi është informimi i publikut dhe palëve të interesuara për të gjitha konfiskimet, ndërsa po punohet edhe për një katalog të dytë me pasuritë e sekuestruara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026