Stuhia e borës paralizon Stambollin: Aktivizohet “plani i reagimit ndaj fatkeqësive”

19 Shkurt 2025 | 15:32

Bora ka mbuluar disa pjesë të Stambollit, duke shkaktuar kaos në trafik, mësimi në shumicën e shkollave është pezulluar dhe qyteti ka aktivizuar një “plan reagimi ndaj fatkeqësive” që kërkon që të gjitha shërbimet të punojnë 24 orë në ditë.

Nën ndikimin e një cikloni të ftohtë nga Siberia, intensiteti i reshjeve do të rritet në orët e mbrëmjes, ndërsa bora do të vazhdojë të bjerë në Stamboll për tre ditët në vijim, njoftoi Agjencia Meteorologjike Turke.

Sipas mediave turke, edhe pse shërbimet e largimit të borës po punojnë me shpejtësi, vetëm rrugët kryesore janë pastruar, ndërsa qarkullimi po pengohet më tej nga makinat e ngecura në dëborë.

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme.

Qyteti do të kujdeset edhe për të pastrehët dhe do t’i largojë nga reshjet e borës, tha Imamoglu, duke shtuar se është shtuar numri i ekipeve të emergjencës dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve nëse kanë probleme me furnizimin me ujë, energji elektrike, ngrohje.

“Janë përforcuar edhe ekipet tona shëndetësore, veçanërisht shërbimet e urgjencës mjekësore”, theksoi kryebashkiaku i Stambollit, duke shtuar se po u bëjnë apel qytetarëve që të mos përdorin makinat e tyre sepse po e ngadalësojnë edhe më shumë trafikun dhe nëse detyrohen të shkojnë diku me automjetin e tyre, duhet të vendosin goma dimërore dhe zinxhirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026