Shehi: Me Berishën bëhesh lehtë deputet, sfida është të garosh si alternativë!

19 Shkurt 2025 | 21:52

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi tha në Barometri në Euronews Albania se partitë e reja synojnë të krijojë një alternativë të re për opozitën, me qëllim mbledhjen e votës së elektoratit gri.

Shehi u shpreh se nuk bëhet fjalë për marrjen e një mandati, gjë që siç tha mund ta ketë shumë lehtë duke iu bashkuar Berishës, por për një ofertë të re politike.

“Partitë e reja, që mua më pëlqen t’i quaj parti alternative, ne jemi në rrugën për të krijuar një trajektore të re politike për të prodhuar një opozitë që është ndryshe nga kjo sot, për të mbledhur votën gri, që nuk integrohet më brenda opozitës me Berishën apo Metën, kjo është detyra jonë. Nëse kjo punë bëhet për një mandat deputeti,  ja ku është Berisha, i afron me shumë dashamirësi me oportunizmin dhe pragmatizmin politik që ka. Unë e kam pasur gjithë jetën këtë ofertë, por nëse duam të bëjmë një kthesë brenda opozitës që të mbledhim atë votë që është atje prej shumë vitesh dhe jam prej atyre që përsëris prej 6 muajsh që të gjejmë një formulë. Iu kam dhënë edhe një këshillë; që nëse nuk ju pëlqejmë ne të vjetrit, puquni ju të rinjtë, bëni një listë të përbashkët se do jetë më e shëndetshme për demokracinë”, tha Shehi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025