Berisha: Kandidaturat e shumta për primaret tregojnë besimin e shqiptarëve te PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi mbylljen e procesit të aplikimeve për primaret brenda PD-së.
Në mbledhjen e Kryesisë së PD, që u mbajt këtë të enjte, Berisha theksoi se pjesëmarrja masive e kandidatëve në këtë proces është një tregues i besimit të lartë që shqiptarët kanë ndaj kësaj force politike.
“Sot në këtë mbledhje miratojmë kandidaturat e qindra aktivistëve, drejtuesve dhe mbështetësve tanë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në primare, një proces ky themelor për të qenë kandidat për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga PD,” tha Berisha.
Sipas tij, numri i lartë i aplikimeve – rreth 300 kandidatë – tregon jo vetëm besimin e shqiptarëve te Partia Demokratike, por edhe vendosmërinë e anëtarësisë për të ndërtuar të ardhmen e tyre politike brenda kësaj partie.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te programi politik i Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një përgjigje konkrete ndaj problemeve kryesore me të cilat përballet sot Shqipëria.
“Programi ynë synon një ndarje të shpejtë të Shqipërisë nga varfëria e skajshme, duke u angazhuar për një shpërndarje të re të të ardhurave buxhetore,” tha ai.
Afati për dorëzimin e kandidaturave për primaret e PD-së u mbyll mesnatën e 17-18 shkurtit, duke shënuar një angazhim të gjerë brenda partisë për zgjedhjet e ardhshme. Pas miratimit të listave, PD do të vijojë me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, duke synuar një përfaqësim të gjerë dhe të balancuar politik.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq