Kontrabandë e mallrave në doganë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës
Policia e Shtetit, në vijim të operacionit të koduar “Mission failed”, ka arrestuar dy shtetas në aksin rrugor “Kapshticë – Blilisht”, për transportimin e mallrave kontrabandë nga Greqia.
Shtetasit Lytfi Nastimi dhe Xhoi Nallbati, të dy 24 vjeç, janë kapur gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, ku u gjetën veshje të ndryshme që dyshohet se ishin futur në Shqipëri pa kryer procedurat e zhdoganimit.
Për këtë rast janë proceduar penalisht edhe katër punonjës të Degës Doganore Kapshticë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Shtetasit me iniciale D. Ç., Drejtor i Degës Doganore Kapshticë, V. N., përgjegjës turni, dhe dy doganierë, K. P. dhe R. M., dyshohen se nuk kanë kryer veprimet e nevojshme për zhdoganimin e mallrave, duke mundësuar kështu kontrabandën.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar gjithashtu dy automjete, tre celularë dhe mallrat e kontrabanduar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni