Korçë, fëmijët gjejnë një kallashnikov të mbështjellë me qese pranë stadiumit

19 Shkurt 2025 | 18:27

Një armë zjarri është gjetur brenda rrethimit të ish-pishinave në zonën e stadiumit të qytetit të Korçës.

Arma është gjetur pas një telefonate në sallë operative, ku policia sapo mbërriti në vendngjarje ka konstatuar armën e zjarrit tip kallashnikov të mbështjellë me një qese e të hedhur brenda këtij rrethimi.

Kanë qenë fëmijë të vegjël ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar të rriturit për të kërkuar ndihmën e policisë. Arma do ti nënshtrohet ekspertizës ndërkohë që janë marrë masa edhe për të larguar ekipet e fëmijëve të cilët stërviten në afërsi të stadiumit.

Policia ndodhet në vendngjarje, po heton lidhur me rastin për të identifikuar personin që mund ta ketë hedhur armën dhe nëse ka lidhje me ngjarje kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026