GJKKO dënon me 32 vite burg 4 anëtarët e grupit të Jetmir Kastratit

20 Shkurt 2025 | 20:43

GJKKO pas pretencës së SPAK, dha verdiktin  për Klajdi Dervishin, alias Klajdi Pelinku apo Bruno Pavoti, me 8 vite burgim, sikurse e njëjta masë edhe për Arteid Musallari, Eltion Dani dhe Nikolin Noku, alias Nikolin Martini apo Nike/Nik Martini.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 32 vite në total, 4 anëtarët e grupit që drejtohej nga Jetmir Kastrati, nën akuzë për trafikim të narkotikëve në disa vende të Bashkimit Europian.

Trafikun ndërkombëtar i drogës,  arrinte deri në vendet Skandinave dhe më pas fitimet e aktivitetit transportoheshin me linja autobusësh drejt Shqipërisë, për t’u pastruar në investime brenda vendit.

Jetmir Kastrati është hetuar dhe dënuar më parë, kurse sot u dha verdikti për për Klajdi Dervishin, alias Klajdi Pelinku apo Bruno Pavoti, me 8 vite burgim, sikurse e njëjta masë edhe për Arteid Musallari, Eltion Dani dhe Nikolin Noku, alias Nikolin Martini apo Nike/Nik Martini.

Dosja ndaj tyre ishte dërguar për proces prej shtatorit të vitit të kaluar. Më herët SPAK i ka sekuestruar pasuritë mbi 2 mln euro organizatës dhe veçanërisht Jetmir Kastratit dhe kunatit të tij Astrit Beqiri (në emër të të cilit ishin regjistruar), ku binin në sy një pulari dhe disa biznese të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026