Shtyhet seanca e pajtimit Meta-Kryemadhi, Gjokutaj: Nuk u paraqit Monika

21 Shkurt 2025 | 10:54

Në orën 10:30 në Gjykatën Civile ishte parashikuar të mbahej seanca e parë e pajtimit mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Por gjyqi i divorcit mes Metës dhe Kryemadhit është shtyrë për në datën 11 prill. Genc Gjokutaj, avokati dhe përfaqësuesi ligji i Ilir Metës tha në një deklaratë për mediat se shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e Monika Kryemadhit, e cila nuk ëshët paraqitur në seancë.

“Zonja Kryemadhi ishte në dijeni të seancë, nuk u paraqit dhe nuk dha ndonjë arsye për mungesën. Seanca u shty në datë 11 prill në orën 10.30. është faza paraprake e pajtimit, pastaj çelet gjyqi i divorcit”, tha Gjokutaj.

Në qershor të vitit të shkuar ish-presidenti Ilir Meta  njoftoi se kishte nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike

Që nga muaji tetor Ilir Meta ndodhet në burg i arrestuar me urdhër të SPAK për akuzat pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026