Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin më 27 shkurt

16 Shkurt 2025 | 10:53

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 shkurt për shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon një masë më të butë sigurie.

Seanca do të zhvillohet në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, ku do të shqyrtohet edhe rekursi i deputetes Monika Kryemadhi.

Meta, i cili ndodhet në paraburgimin “Jordan Misja” që prej tetorit 2024, argumenton në rekursin e tij se si drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duhet të lirohet nga arresti. Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet Cez-Dia, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke e mbajtur Metën të izoluar për rreth katër muaj. Ndërkohë, Kryemadhi, e cila ndodhet nën masën e “detyrimit për paraqitje”, ka depozituar rekursin e saj duke e konsideruar atë të paligjshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026