Dumani: Hetimi i krimeve zgjedhore do të bëhet pa asnjë lloj paragjykimi

21 Shkurt 2025 | 12:51

Kreu i SPAK, Altin Dumani, mori pjesë këtë të premte në një takim ku së bashku me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, prezantuan masat parandaluese për krimet zgjedhore.

Në fjalën e tij, Dumani tha se askush që zbaton ligjin dhe Kushtetutën në lidhje me mbajtjen e procesit zgjedhor nuk duhet të ketë frikë nga strukturat speciale që do të monitorojnë procesin. Kreu i SPAK theksoi se hetimi i veprimeve penale për krimet zgjedhore do të bëhet pa asnjë lloj paragjykimi.

Ai shtoi se SPAK do të nisë hetimet sa herë do të ketë raste të dyshuara dhe fakte penale për krime zgjedhore.

“Askush nuk duhet të ketë frikë nëse zbaton ligjin dhe Kushtetutën. Ne e kemi detyrim ligjor dhe kushtetues që, sa herë kemi raste që përbëjnë fakt penal, jemi të detyruar të nisim hetime,” tha Dumani.

Dumani gjithashtu theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore.

“Duke marrë shkas nga pyetja që drejtuat, ai konfirmoi se kanë bashkëpunim të mirë me Prokurorinë e Përgjithshme edhe për krimet zgjedhore. “Po punojmë për të përmirësuar bashkëpunimin për të koordinuar në lidhje me kompetencat e hetimit të rasteve nga dy prokuroritë,” përfundoi Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026