SPAK përgjigje në distancë kritikave të Ramës për masa represive e jo proporcionale

19 Shkurt 2025 | 11:09

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka reaguar për herë të parë ndaj kritikave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi organin e akuzës për shkelje të standardeve duke abuzuar me dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg” për personat që janë nën hetim.

Në përgjigje të deklaratave të kreut të qeverisë, SPAK ka publikuar një sërë të dhënash mbi çështjet penale që po heton, duke theksuar se masa e sigurisë “arrest me burg” nuk zbatohet në mënyrë abuzive.

Sipas të dhënave të SPAK për vitin 2024 janë kryer hetime ndaj 629 personave.

  • Prej tyre, 236 persona (37.5%) janë hetuar nën masën e sigurisë “arrest me burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
  • 246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë.
  • 147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurie.

Lidhur me të paraburgosurit, SPAK ka publikuar edhe raportin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vitin 2024:

  • Numri total i personave në paraburgim është 2,791.
  • Nga këta, vetëm 270 persona (9.7%) janë të hetuar nga SPAK.

Publikimi i të dhënave duket se vjen si një kundërpërgjigje e Prokurorisë së Posaçme ndaj akuzave për përdorim të tepruar të masës së sigurisë “arrest me burg”, duke argumentuar se veprimet e saj bazohen në ligj dhe në standardet e drejtësisë penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Rezultatet: Sekretari...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026