Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK: Jashtë kontrollit, do e shuajmë me çdo kusht

17 Shkurt 2025 | 10:51

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme nëse Partia Demokratike vjen në pushtet. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një tubimi të mbajtur përpara SPAK, ku ai u paraqit në kuadër të masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO.

Berisha tha se Prokuroria e Posaçme do të mbyllet me çdo kusht, pasi është një institucion që është jashtë çdo kontrolli.

“Të njëjtin fat do të kenë edhe bandat dhe prokurorët që janë të lidhur me to. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Unë ndjej keqardhje që është rrëmbyer nga momentet, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është një institucion që duhet të shuhet me çdo kusht. Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve specialë, ke krijuar një drejtësi që as Enveri dhe Hitleri nuk e kanë pasur. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin mbi gjykatësit tek të cilët çon dosjen? Merre fund që këtu, kaq. Ju, njerëz të medias, duhet ta denonconi këtë në mënyrën më të fuqishme,” tha Berisha.

Kryedemokrati paralajmëroi se, nëse PD fiton zgjedhjet, “prokurorët që flenë mbi dosjet e krimit do të trajtohen si kriminelë”.

“Nuk janë pseudo-policët që më udhëheqin mua. Ata që flenë mbi krimin, ata duhet të hetohen si kriminelë. Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës të këtij institucioni, pasi ka prej tyre që zbatojnë ligjin dhe do të mbeten të nderuar,” përfundoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026