SPAK kërkesë policisë: Pse nuk u mor asnjë masë sigurie gjatë gjyqit ndaj Veliajt?
3 institucione përfshirë GJKKO dhe SPAK, i kanë bërë shkresë Policisë së Shtetit me kërkesën për informacion rreth arsyeve se pse nuk u mor asnjë masë sigurie nga strukturat e Policisë ditën që u caktua masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt.
Përmes një njoftimi për mediat GJKKO shprehet se “Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ”.
GJKKO e cilëson “indiferentizëm të pashpjegueshëm” qëndrimin e policisë “në një situatë që mund të rrezikonte seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ”.
“Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit”, theksohet në njoftimin e GJKKO.
“Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ. Nëpërmjet shkresës më sipër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të marrin masat e duhura për vënien përpara përgjegjësisë administrative apo ligjore, të gjithë personat përgjegjës të Policisë së Shtetit, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura, në zbatim të ligjit, për të shmangur apo monitoruar këtë situatë të paprecedentë. Po ashtu, kjo gjykatë ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion e gjithë procedura ligjore e ndjekur dhe planin e masave që janë marrë në rastet e ngjashme sikurse gjatë protestave të datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025, si dhe një shpjegim i argumentuar dhe me prova pse nuk është ndjekur e njëjta praktike edhe në rastin e incidentit të datës 12.02.2025”, thuhet mes të tjerash në reagimin e SPAK.
Të hënën, teksa zhvillohej seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë, para GJKKO u mblodhën mbështetës të Erion Veliajt të cilët bllokuan rrugën dhe kalimin e stafit të institucioneve.
Një ditë më parë edhe kreu i grupit të PD, Gazmet Bardhi i kërkoi llogari në Kuvend ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha për mungesën e reagimit dhe marrjen e masave ndaj personave që bllokuan me orë të tëra Prokurorinë e Posaçme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit