Veliaj vendoset në observim te Burgu i Durrësit, pas 48-orësh caktohet regjimi

13 Shkurt 2025 | 19:23

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, mëngjesën e së enjtes Erion Veliaj mbërriti në qelitë e paraburgimit në Durrës.

Burime nga Drejtoria e Burgut të Durrësit bëjnë me dije për Euronews Albania se Veliaj ndodhet ende në fazën e observimit dhe nuk ka kaluar ende në një dhomë të zakonshme.

Sipas rregullave të brendshme të institucionit, ai është vendosur fillimisht i vetëm, si pjesë e procedurës standarde për vlerësimin e gjendjes së tij.

Gjatë kësaj periudhe, nuk i është lejuar të takohet me askënd, përveçse me avokatin e tij, dhe kjo vetëm me leje të posaçme nga prokuroria.

Observimi, i cili zgjat 48 orë, shërben për të përcaktuar kushtet e mëtejshme të qëndrimit të tij brenda institucionit.

Ky është një zhvillim në vijim, dhe pritet që, pas përfundimit të periudhës së observimit, të vendoset mbi regjimin e mëtejshëm të qëndrimit të tij në burgun e Durrësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026