English

Veliaj reagon sërish: Në paçavurën e tyre më paskan bërë të dënuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish në një postim të tij ku ka denoncuar sipas tij një gabim të rëndë të bërë në dosjen hetimore të përgatitur nga prokurori Ols Dado.

- Advertisement -

Sipas Veliajt, ishte shkruar një informacion tërësisht i pasaktë për të. Ky informacion ka të bëjë me një shënim që e paraqet atë si “të dënuar”, një akuzë që ai e konsideron të pavërtetë dhe të qëllimshme.

Veliaj theksoi se ky “lapsus” ka qenë një pjesë e një dokumenti të hartuar me shumë kujdes, dhe që është publikuar në gjirizet e mediave të lidhura me Partinë Demokratike.

Sipas tij, në faqen e parë të dokumentit, në lidhje me dosjen e tij, është bërë një shënim që thotë se “Erion Veliaj është i dënuar, sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63.”

Në momentin që e mësova këtë informacion, ky detaj më tronditi edhe mua personalisht, po ashtu siç mund të ketë tronditur jo pak njerëz të tjerë, sepse dëshmia ime e penalitetit është e pastër,” shkruan Veliaj në reagimin e tij.

Veliaj e konsideron këtë një përpjekje për të manipuluar dhe për të dëmtuar figurën e tij.

Ai shprehet se një “lapsus” i tillë është një shkelje e rëndë që nuk mund të justifikohet, duke shtuar se:

“Si mund të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish dhe të kalojë si një ‘lapsus’? Ky ‘lapsus’ nuk është thjesht një gabim, është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.”

Veliaj ka theksuar gjithashtu se ky gabim, që ka pasur përpjekje për ta minimizuar si një të paqenë, tregon për një nivel të ulët serioziteti dhe profesionalizmi në hetimet që janë zhvilluar kundër tij.

“Në dosjen time ka gabime trashanike, si kjo e faqes së parë,” tha ai, duke paralajmëruar publikimin e gabimeve të tjera të këtij lloji që do të dalin në dritë.

Në fund, Veliaj shprehu dyshime të forta mbi qëllimin e hetuesve dhe të prokurorit Ols Dado, të cilët, sipas tij, kanë dashur ta shpallin fajtor pa pritur të mbyllet procesi i gjykimit.

Ai kërkoi transparencë dhe drejtësi, duke i dhënë një mundësi qytetarëve të Tiranës dhe publikut që të njoftohen me detaje rreth këtij procesi të dyshimtë dhe të papërgjegjshëm.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt

Kurdisja e një paçavureje 1

Nuk mund të rri pa folur edhe për një skandal të rëndë që zbulova dje në sallën e gjyqit, e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të paçavures së hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado.

U informova se në të gjitha gjirizet mediatike të PD-së na ishte publikuar se në dosjen time prokurori kishte shkruajtur:

“Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.

Kur e mësova, ky detaj më tronditi edhe mua personalisht, ashtu siç mund të ketë tronditur jo pak njerez të tjerë sepse dëshmia ime e penalitetit është e pastër.

Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi unë deklarova që jam i padënuar dhe, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë 3 herë radhazi nga qytetarët e mi, kam plotësuar formularin e dekriminalizimit, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte këtë me një telefonatë, (pasi siç duket, në mendjen e tij tashmë rezultoj një person i dënuar), dhe u përpoq ta kalonte këtë skandal, duke thënë se është thjesht një ‘lapsus’, që e paskan bërë shkruesit e dosjes time.

Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus frojdjan kaq i rëndë, e njëkohësisht kaq qesharak, nga prokurori hartues i dosjes.

Po si mundet të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët “ishte lapsus”?

Ky ‘lapsus’, vetëm lapsus nuk është!

Është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.

Tani është i qartë serioziteti me të cilin janë zhvilluar hetimet kundër familjes dhe personit tim: më e pakta, në dosjen time ka gabime trashanike, si kjo e faqes së parë, e të cilat do t’i publikoj një e nga një për publikun dhe qytetarët e Tiranës; por, rezervoj edhe dyshimet e mia mbi dëshirën e nxituar të prokurorit Ols Dado për të më shpallur fajtor ende pa nisur procesi i gjykimit.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?