SPAK në terren për zgjedhje, publikon srategjinë e hetimit: Si do kryen denoncimet

20 Shkurt 2025 | 16:32

Prokuroria e Posaçme ka publikuar strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2025. Kjo strategji përfshin masa të detajuara për të monitoruar dhe hetuar çdo veprim të paligjshëm që mund të cënojë integritetin e procesit zgjedhor.

Masat kryesore të strategjisë:

SPAK ka përcaktuar disa drejtime kryesore për të parandaluar dhe ndëshkuar krimet zgjedhore:

  • Verifikimi në terren i indicieve dhe denoncimeve për manipulime zgjedhore, keqpërdorim të burimeve shtetërore ose presion ndaj votuesve.
  • Monitorimi i financave publike, për të identifikuar keqpërdorimin e buxhetit shtetëror dhe investimeve gjatë fushatës elektorale.
  •  Vëzhgimi i mediave dhe rrjeteve sociale për të evidentuar prova të mundshme për veprime të paligjshme.
  •  Bashkëpunimi me institucionet vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në, Policinë e Shtetit dhe organizatat e shoqërisë civile.

Grupi Hetimor dhe fazat e procesit

Për zbatimin e kësaj strategjie, SPAK ka ngritur një Grup Hetimor të Posaçëm (Task-Force), i ndarë në:

  • Strukturën Qendrore, e cila koordinon punën hetimore në nivel kombëtar.
  • Grupet Hetimore në Terren, që do të operojnë në 12 qarqe dhe 61 bashki, duke kryer verifikime të denoncimeve dhe hetime të detajuara.

Faza e vëzhgimit (mars-maj 2025) do të përfshijë hetime intensive mbi përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje dhe verifikimin e akuzave për presion ndaj votuesve.

Ku mund të denoncohen në SPAK krimet zgjedhore:

Për të inkurajuar qytetarët dhe institucionet që të raportojnë shkeljet, SPAK do të krijojë:

  • Numër emergjent për denoncime direkte.
  • Platformë online për raportime anonime dhe ngarkim të provave.
  • Adresë e-mail të dedikuar për pranimin e informacioneve mbi krimet zgjedhore.

Një grup i posaçëm do të monitorojë gjithashtu të dhënat e publikuara në media dhe rrjete sociale për të evidentuar çdo dyshim për manipulim zgjedhor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026