Çfarë dihet nga operacionet e fshehta të CIA-s në Meksikë

21 Shkurt 2025 | 15:24

CIA nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump ka kryer mbikëqyrje të fshehta me dronë mbi territorin e Meksikës.

Lajmin e ka bërë të ditur CNN, duke cituar zyrtarë dhe ish-zyrtarë në dijeni të operacioneve, që shënojnë orientimin e aseteve të sigurisë kombëtare të administratës së re amerikane drejt kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara.

Misionet, të cilat nuk janë raportuar më herët, vijnë në një kohë kur administrata Trump po i konsideron kartelet e drogës si organizata terroriste, edhe pse përcaktimi si të tilla duhet ende të bëhet.

Dronët e përdorur, të llojit “MQ-9”, nuk janë të armatosur, por mund të pajisen me mjete për të kryer sulme me precizion të lartë. Shtetet e Bashkuara zakonisht i përdorin ato për të goditur grupet terroriste në Siri, Irak dhe Somali.

Zyrtarët dhe ish-zyrtarët e cituar nga rrjeti informativ amerikan thonë se përcaktimi i karteleve si grupe terroriste mund të shtrojë terrenin për sulme direkte ndaj anëtarëve të tyre dhe laboratorëve të drogës në Meksikë.

CIA ka kryer operacione mbikëqyrjeje me dronë në Meksikë edhe më parë, thonë burimet, por gjithçka është realizuar në kuadër të një programi të hartuar në partneritet me autoritetet meksikane.

Por fluturimet e fundit, për të cilat Kongresi amerikan u vu në dijeni nga administrata Trump me një lloj notifikimi të rezervuar për programet sekrete, tregon se këtë herë CIA ka ndërmend ose t’i fshehë, ose t’i mohojë operacionet e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026