Vrasja e xhaxhait të Ibrahim Licit, zbardhet motivi që çoi në pranga Safet Bajrin

21 Shkurt 2025 | 16:29

Safet Bajri është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër.

Masa e sigurisë për këtë çështje i është komunikuar edhe Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit, të cilët ndodhen në burg në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Dy ditë pasi dha një intervistë televizive që u bë virale, Safet Bajri u arrestua me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe me kërkesë të SPAK.

Ai u soll nga Shkodra në Tiranë nga forcat RENEA dhe akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit.

53-vjeçari Fatbardh Lici, i vrarë rreth 7 vite më parë, dyshohet se është viktimë e përplasjes së vazhdueshme mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.

Sipas hetimeve të prokurores së SPAK, Elida Kaçkini, dhe vendimit të gjyqtares së posaçme, Etleva Deda, masa e sigurisë “arrest me burg” është dhënë edhe për Behar Bajrin, i njohur gjithashtu me mbiemrin Brajoviq, dhe Astmer Bilalin.

Safet Bajri ka qenë më herët i ndaluar nga autoritetet e drejtësisë, gjatë operacionit “Oaz” të zhvilluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, por më pas është liruar.

Ai ka qenë i dënuar edhe në Belgjikë, ndërsa gjatë javëve të fundit banesa e tij në Dobraç është kontrolluar disa herë me urdhër të SPAK, në kuadër të disa procedimeve penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026