Safet Bajrit i komunikohet masa “arrest me burg”, transferohet në bllokun e sigurisë
Pas qëndrimit për rreth një orë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Safet Bajri është nxjerrë nga aty dhe është shoqëruar drejt bllokut të sigurisë në kryeqytet.
Gazetarja e Euronews Albania raporton se Safet Bajrit i është komunikuar masa e sigurisë arrest me burg ndërsa sipas avokatit të tij masa e sigurisë ka të bëjë me një ngjarje të vitit 2018 e cila sipas tij është gjykuar një herë.
Më 10 gusht të vitit 2018 u vra me breshëri plumbash teksa ndodhej në një kafe në Shkodër, Fatbardh Lici.
Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit në periferi të qytetit, në lagjen “Kiras”.
Viktima, 53-vjeç, ka qenë duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Kujtojmë se këtë të premte, Bajri ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklaratë në Policinë e Shkodrës. Megjithatë, pas mbërritjes në polici, atij iu komunikua se marrja në pyetje do të kryhej në Tiranë.
Nga ana e mbrojtjes theksohet se për herë të dytë është kërkuar marrja e ADN-së së tij.

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë