Britani| Kreu vrasjen e nënës, vëllait dhe motrës së tij, dënohet me burg 19-vjeçari
Një 19-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e nënës, vëllait dhe motrës së tij, ngjarje e ndodhur në Luton një vit më parë. Tashmë, Nicholas Prosper u paraqit para Gjykatës së Kurorës në Luton, ku pranoi përgjegjësinë për vdekjen e Juliana Falcon, 48 vjeç, Giselle Prosper, 13 vjeçe dhe Kyle Prosper, 16 vjeç.

Trupat e viktimave u gjetën në një banesë në Leabank, pranë Wauluds Bank Drive, gjatë muajit shtator. Gjatë seancës gjyqësore këtë të hënë, Prosper konfirmoi identitetin e tij dhe u deklarua fajtor për tre akuza për vrasje.
Po ashtu, ai pranoi disa akuza të tjera, përfshirë blerjen e një arme gjahu pa certifikatë, mbajtjen e një arme gjahu me qëllim rrezikimin e jetës dhe posedimin e një thike kuzhine në një vend publik. Prosper do të dënohet më 5 mars dhe i është caktuar masa e paraburgimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale