E rëndë në Shkodër| Ndërron jetë në spital 3-vjeçari, në gjendje kritike e motra
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e shtunë në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore. Burime pranë spitalit njoftojnë se fëmija, i cili ishte paraqitur në spital rreth orës 10:00 të paradites me insuficiencë kardiake, kishte puls të ulët dhe shenja jetësore shumë të dobëta. Pas rreth 10 minutash qëndrim në spital, ai ka ndërruar jetë.
Pak pas këtij incidenti tragjik, motra e fëmijës, gjithashtu në një gjendje të rënduar shëndetësore, ka mbërritur në spital me simptoma të ngjashme. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e parë dhe është dërguar në QSUT, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, nuk dihen ende detaje mbi gjendjen shëndetësore të nënës së dy fëmijëve, e cila ishte në javën e 37-të të shtatzënisë, por burimet njoftojnë se ajo nuk është paraqitur në Spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Familja e dy fëmijëve është nga bashkia Vau Dejes, ndërsa autoritetet mjekësore dhe policia po hetojnë për të zbuluar shkakun e kësaj ngjarje tragjike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta