Të martën herët në mëngjes, mjekët në Spitalin Pagni në Heraklion përfunduan procedurën e marrjes së organeve të voglit Angelos, djalit i cili u shpall i vdekur truri pas një abuzimi të rëndë nga duar të nënës dhe partnerit të saj.
Para se të fillonte procedura, ekipet kirurgjikale mbajtën një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e fëmijës.
Në një deklaratë të lëshuar pas procedurës, Organizata Helenike e Transplanteve shprehu “respekt të pafund” për gjyshen e Angelos, e cila mori vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e tij.
“Shpresojmë që ky akt të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së saj të patregueshme,” u shpreh organizata, duke falënderuar gjithashtu stafin e spitalit dhe autoritetet për bashkëpunimin.
Pak para orës 7 të mëngjesit, dy autoambulanca, të shoqëruara nga policia, transportuan zemrën dhe veshkat e Angelos në aeroportin e Heraklionit. Zemra e tij u dërgua në një spital në Berlin, ndërsa veshkat u dërguan në Athinë.
Rasti i Angelos tronditi Greqinë, duke shkaktuar zemërim të thellë dhe duke ripërtërirë diskutimet mbi ligjet për mbrojtjen e fëmijëve. Edhe pse jeta e tij u mor në një mënyrë tragjike, organet e tij do të ofrojnë një mundësi të dytë për pacientët që kanë nevojë për një shans të jetës.
Me informacion nga Protothema.gr
Duke folur për rastin, zëdhënësja e ELAS-it, Konstantina Demoglidou, theksoi se sa të tronditur janë oficerët e policisë që po merren me këtë çështje. “Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë që të merren me një fëmijë kaq të keqtrajtuar në një moshë kaq të vogël. Fëmija është keqtrajtuar shumë rëndë, dhe imazhi tregon se dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, tha zonja Demoglidou.
Ajo shtoi për Action24 se “edhe mjekët që nuk janë mjeko-ligjorë e kuptuan që të gjitha shenjat në trupin e tij nuk mund të jenë pasojë e një rënieje ose aksidenti, siç pretendojnë të akuzuarit”.
Duke iu referuar pretendimeve të 44-vjeçarit, bazuar në një video që ai ka dorëzuar në polici, Demoglidou theksoi se “videoja është regjistruar disa javë më parë”.
“Nuk e kam prekur kurrë fëmijën”
“Nuk kam asnjë lidhje me plagosjen e fëmijës. E gjitha është faji i nënës. Nuk e kam prekur asnjëherë. As të dielën në mëngjes nuk e kuptova se ai kishte rënë. I pashë shenjat dhe mavijosjet në trupin e tij dhe e pyeta nënën se çfarë kishte ndodhur. Ajo vazhdonte të më thoshte se Angelos ra dhe u lëndua. Unë kisha videot e rrahjes së fëmijës në celularin tim sepse doja ta denoncoja, por sa herë që i thosha asaj, ajo më kërcënonte se nëse e bëja, ajo do të raportonte ndryshe. Ndihem shumë keq që nuk munda ta parandaloja më të keqen”, u shpreh njerku 44-vjeçar.
“Dua të kontrollohem nga një psikiatër”
Sipas informacioneve, 44-vjeçari, përmes avokatit të tij Vasilis Noulezas, pritet të kërkojë një ekzaminim nga një psikiatër i specializuar pasi pretendon se vuan nga një depresion i thellë për të cilin po merr mjekim. Po ashtu, ai ka në plan të kërkojë një ekspertizë të re mjeko-ligjore nëse ajo që është bërë më parë nuk shpjegon mënyrën se si është plagosur 3-vjeçari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Frika për një tërmet të madh, Greqia dërgon ekipet e shpëtimit në Santorini
- Atentati ndaj biznesmenit në Greqi, kapen 2 shqiptarë për vrasjen e Irakli Davellës