Fëmija 3-vjeçar humb jetën, motra në rrezik – Dyshime për helmim nga ilaçi i miut

24 Shkurt 2025 | 17:07

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Rajonal pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Fëmija ishte paraqitur në spital me insuficiencë kardiake, puls të ulët dhe shenja jetësore të dobëta, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai ndërroi jetë pas 10 minutash.

Pak më vonë, motra e tij mbërriti në spital me simptoma të ngjashme dhe u dërgua në Tiranë te QSUT në gjendje kritike.

Sipas disa burimeve të pakonfirmuar ende analizat toksikologjike në Tiranë kanë zbuluar shenja kontaminimi me helm minjsh, duke ngritur dyshime se helmi mund të jetë vendosur nga familjarët në banesë kundër minjve, dhe fëmijët mund ta kanë konsumuar aksidentalisht ose kenë rënë në kontakt me të duke rrëzuar mundësinë e një viroze sezonale megjithatë këto mbeten të gjitha dyshime paraprake deri në një konfirmimin zyrtar nga insitucionet.

Sipas burimeve të pakonfirmuara për korrespondentin e Euronews Albania në Shkodër janë bërë analiza tek Toksikologjiku në Tiranë ku janë konsatuar shenja të kontaminimit me helm miu ndonëse  ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e QSUT dhe Toksikologjikut.

“Pas analizave të gjakut kanë dalë rezultatet ku janë gjetur shenja të kontaminimit me helm miu”, thotë korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër.

“Dyshohet se familjarë kanë hedhur ilaç minjsh në banesë”, thotë korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026