Spitali i Shkodrës për vdekjen e 3-vjeçarit: U bë maksimumi për shpëtimin e tij

24 Shkurt 2025 | 18:19

Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Senad Halluni, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar rrethanat e vdekjes së një fëmije 3-vjeçar në këtë spital.

Sipas tij vdekja e 3-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një insuficiencë kardio-respiratore, por ende nuk janë përcaktuar arsyet që e shkaktuan atë, pasi kjo mund të lidhet me patologji të ndryshme.

Halluni bëri me dije se fëmija ishte larguar fillimisht nga spitali me firmën e babait, ndërsa të nesërmen ishte rikthyer në gjendje të rëndë dhe me parametra jetësorë të ulët.

Historia e trajtimit në spital

“Pacienti O.H. është paraqitur të premten, në orën 16:40, në repartin e pediatrisë me shenja të të vjellave. Mjekja e rojës e ka trajtuar atë në bazë të protokollit të spitalit. Pas dy orësh, rreth orës 19:00, familjarëve u është propozuar qëndrimi i fëmijës për shtrim në spital, por pas konsultimit mes tyre, i ati ka firmosur dokumentacionin për ta marrë fëmijën në shtëpi, duke refuzuar vijimin e trajtimit,” shpjegoi Halluni.

“Mëngjesin e së shtunës, më 22 shkurt, në orën 09:00, fëmija është rikthyer në spital në gjendje shumë të rëndë, pothuajse pa shenja jete dhe me puls të ulët. Pesë mjekë kanë ndërhyrë menjëherë për reanimimin e tij, ndërsa është thirrur edhe reanimatori. Pavarësisht përpjekjeve për 45 minuta me dhënien e ndihmës së shpejtë dhe administrimin e medikamenteve, fëmija ka ndërruar jetë”, tha Halluni.

E motra e fëmijës u paraqit me të njëjtat simptoma

“Vetëm 30 minuta pas ngjarjes, motra e vogël e fëmijës është paraqitur në spital me simptoma të ngjashme. Stafi mjekësor ka vendosur që ajo të dërgohet menjëherë në njësinë intensive të pediatrisë në Tiranë”

“Autoritetet kompetente janë njoftuar për rastin, dhe ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, thotë Drejtori i Spitali të Shkodrës.

“Po kryhen konsultime me mjekët e Tiranës për të kuptuar arsyet e kësaj ngjarjeje. Nga ana jonë, dyshimi fillestar është insuficienca kardio-respiratore, por vetëm ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë diagnozën përfundimtare,” theksoi Halluni.

Në vijim, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) po bashkëpunojnë për të analizuar rastin dhe për të dalë me një përfundim të saktë mbi shkakun e vdekjes së fëmijës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026