Gjyqi për shpifje/ Bardhi-Ramës: S’ke kuptuar gjë. Koordinatori ka ngrënë dardha…

25 Shkurt 2025 | 13:08

Seanca e padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për veprën e shpifjes, u shty në gjykatë këtë të martë. Pas seancën kryeministri Edi Rama ka reaguar në X duke u shprehur se gjyqi u shty nga avokatët e deputetit demokrat, pasi sipas tij ata nuk kanë dorëzuar faktet që vëretetojnë thëniet e Bardhit por “janë marrë me llafe bosh”.

Pak pas publikimit të reagimit të kryeministrit, deputeti demokrat i është kundërpërgjigjur gjithashtu me një status në platformën “X” duke u shprehur se duhet ta pyesë edhe njëherë koordinatorin juridik, pasi ose se ka kuptuar, ose e kanë gënjyer

“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik. Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vëlla Olsin!”-shkruan Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026