Kur pritet të përfundojë numërimi i votave të diasporës në Kosovë
Votat e diasporës, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta do t’i japin fund procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Procesi po shkon drejt fundit tashmë, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se numërimi i tyre ka nisur këtë të mërkurë.
“Në krahasim me proceset zgjedhore të kaluara, përgjegjësitë e KQZ-së në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti janë shumëfish më të mëdha. Shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektet politike është planifikuar të bëhet më së largu deri më 5 mars 2025, ndërsa certifikimi i tyre deri më 18 mars. Natyrisht, ne po punojmë që shpallja e këtyre rezultateve përfundimtare të bëhet edhe më shpejt,” deklaroi Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Elezi bëri të ditur edhe numrin e votave të diasporës, të cilat janë verifikuar si të pavlefshme deri më tani.
“Sipas të dhënave paraprake, procesit të verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës i janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; ose kanë dërguar më shumë se një fletëvotim,” tha ai.
Ndërsa, sa i përket votave me kusht, ai tregoi se po bëhet verifikimi i listave për t’u siguruar që askush nuk ka votuar më shumë se një herë.
“Skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para se të fillojmë me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse na ndihmon që të sigurohemi se askush nuk ka votuar dy herë – në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht. Pasi të kryhen këto procese, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Ashtu siç kemi thënë edhe më herët, këtë proces planifikojmë ta fillojmë gjatë ditëve në vazhdim.”
Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, dhe me votimin brenda vendit, deri më tani kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 40.9%, e ndjekur nga PDK me 22% dhe LDK me 17.6%.
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 10:19 Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)