Administrata e Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave
Administrata e Presidentit Trump ka propozuar tarifa të reja ndëshkuese për transportin ndërkombëtar të mallrave, që do të ketë në shënjestër anijet e kompanive kineze, duke premtuar se ato do të ndryshonin në mënyrë dramatike tregtinë globale.
Politika e re parashikon një tarifë prej një milion dollarësh për anijet kineze të mallrave, si dhe për anijet me flamur të vendeve të treta, por të prodhuara në Kinë, kur ankorohen në portet amerikane.
Anijet e transportit shpesh bëjnë ndalesa të shumta kur dërgojnë mallra në Shtetet e Bashkuara dhe do të përballen me tarifa në çdo port.
Zyra e Përfaqësuesit amerikan të Tregtisë e bëri publik propozimin të premten, duke e lidhur atë me një hetim mbi pretendimet e disa sindikatave amerikane të punëtorëve, se Kina padrejtësisht ka ndikuar në industrinë ndërkombëtare të prodhimit të anijeve.
Hetimi arrin në përfundimin se qeveria kineze subvencionon industrinë e saj të ndërtimit të anijeve duke synuar të “mbizotërojë” tregun global.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur