Rama me strukturat socialiste: Bëmë uljen e parë të çmimit të energjisë që nga 1990

25 Shkurt 2025 | 19:45

Kryeministri Edi Rama ishte sot në takim me njësitë 5,6, 13 dhe 14 të Partisë Socialiste në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama evidentoi arritjet e qeverisë socialiste në ekonomi duke veçuar bonusin për pensionistët dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek.

“Në kohën kur morëm detyrën, biznesi i vogël quhej biznes me xhiro 30 mijë euro, sot është deri 140 mijë euro xhiro pa taksë. Si arrijmë të shkojmë nga një bonus për pensionistë 50 mijë lek të vjetra, në një bonus që dhamë për fundvit. Si mund të bëjmë dy bonuse njëri pas tjetrit? Sepse na jep mundësi ekonomia. Nuk presim lek. Janë paratë që mbledhim nga puna. Janë mjaftueshëm? Jo. Por janë më shumë seç ishin. Në këtë rrugë janë shumë gjëra që janë arsye për ne për tu ndjerë mirë, që ballafaqohemi.

Ne kishim një sistem, elektroenergjitik që në këtë orë, deri një dekadë më parë në këtë rrugë, për të bërë këtë mbledhje duhet ta bëje me shoqërinë e gjeneratorit. Dhe kur dilje në rrugë duhej të dëgjoje gjeneratorët. 50% e miletit nuk e paguante energjinë. Sot, kemi arritur 100% arkëtime.

Dhe nga ana tjetër, kemi uljen e parë të çmimit të parë të energjisë që nga 1990. Ulet 1 lek në 9 lek, nuk ulet 1 lek në 1000 lek. U ul 10.5%. ky në çdo kilovat në fund fare për një pensionistë, për një familje me të ardhura të ulëta është shumë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish- bashkëshorten

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku...
08:41 | 24/07/2026

E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku 35-vjeçari, Refit Buzi ka vrarë ish-vjehrrin,...
08:25 | 24/07/2026

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026