“U trondit shumë”, Karamuco: BKH i sekuestroi telefonin rektorit të UBT-së në Rinas
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco, foli sot në emisionin “Now me Erla Mehëllin” për aksionin e SPAK në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Ai solli një detaj të rëndësishëm lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 2023, ku agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) sekuestruan telefonin e rektorit të këtij universiteti në momentin kur ai po kalonte në aeroportin e Rinasit për t’u larguar për pushime.
Ai shtoi se rektori ishte tronditur nga ky moment, duke anuluar pushimet dhe u kthyer menjëherë për të kuptuar arsyen e sekuestrimit të telefonit të tij.
“Ajo që do të ndodhë nesër është një nga çështjet që është ngritur nga Rama dhe që do ta shpjegojë rektori. Ai nuk është nën hetim për çështjen konkrete, por zv/rektorët janë, jo vetë rektori. Rektori, në vitin 2023, kur po shkonte për pushime, është kapur nga agjentët e BKH-së në daljen e aeroportit dhe ata i kanë marrë celularin. Ai u trondit shumë në atë moment, anuloi pushimet dhe u kthye mbrapsht, duke filluar të shqetësohej se çfarë po ndodhte. Rektori do ta tregojë nesër këtë histori, e cila mund të shfrytëzohet nga politika. A është e drejtë apo jo, kjo do të shqyrtohet nga institucionet përkatëse, të cilat do të vlerësojnë nëse ka pasur shkelje apo jo”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni