“E prisnim të ndodhte”, flet pedagogu i Universitetit Bujqësor për arrestimet e SPAK

25 Shkurt 2025 | 21:32

Pedagogu Ramiz Metaliaj, i cili ka punuar për 30 vite në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ishte i ftuar në emisionin “Now” për të folur rreth lëshimit të 20 masave sigurie nga SPAK për abuzime me tendera në këtë Universitet.

“Më vjen keq që Univesiteti i njohur ndërkombëtarisht ra në këtë pikë, por siç kanë shkuar punët deri tani, e prisja që do binte.

Ndërhyrjen e SPAK e konsideroj si një bisturi që ndërhyn në operacion dhe shëron, ka bërë mirë dhe duhet të thellohet edhe më tej. Janë parë vetëm 9 tendera, ka shumë gjëra të tjera. Bujqësori e humb mundësinë për t’u ritransformuar dhe për të qenë në parametrat normal të funksionimit. Këto gjithsesi nuk e cënojnë unifikimin e programeve të Bokut të Vjenës. Ka 300 profesorë univesiteti. Kemi kaluar në fazën e hartimit të programeve mësimore, me kurrikula të ngjashme me universitetin me prestigjoz në botë.”, tha pedagogu.

Metaliaj shton se një ndërhyrje e tillë nga SPAK, për të ishte diçka e pritshme. Më tej, ai ka folur dhe për faktin që ka mungesa pajisjesh në Universitet por kjo nuk i bën pedagogët më pak profesionalë. Pedagogu thekson se çdo pajisje brenda godinës, nuk e kanë burimin nga paratë e shtetit shqiptar.

“Aksioni i SPAK ishte diçka e pritshme duke parë abuzimet. Personalisht kam një laborator të mbrojtjes së pyjeve dhe çdo gjë që është brenda saj është blerë jo me paratë e shtetit por nga investimet e projekteve të BE, të Bankës Botërore, vetëm godina është ndërtuar nga paratë e shtetit.

Ndërkaq, është e vërtetë që ka probleme mungesash, pasi mungojnë shumë kushte, por stafi akademik nuk duhet të goditet në këtë pjesë. Nëse ka staf akademik profesional, ka Universiti Bujqësor. Nëse ka mungesë pajisjesh, pedagogu bën një kërkësë administratës që duhet një pajisje, më pas administrata merr kërkesën, studion tregun sa kushton malli dhe kur e sjell duhet parë nga ne nëse pajisja ka specifikat e kërkuara”, tha pedagogu Ramiz Metaliaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026