24 masa sigurie në UBT, rektori Fatbardh Sallaku: Nuk mbroj asnjë të korruptuar
Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku ishte këtë të mërkurë në një dëgjesë në Grupin Parlamentar të PS për të folur rreth 24 masave të sigurisë që SPAK ka lëshuar për UBT-në.
Sallaku tha se këto situata kanë nevojë për reflektim. Ai tha se nuk mund të komentojë vendimin e drejtësisë, ndërsa u shpreh se të gjithë personat ndaj të cilët janë marrë masat e sigurisë kanë nisur “betejën për të pastruar figurën”. Sallaku tha se uron që procesi të jetë i ndershëm, ndërsa shton se nuk do të mbrojë asnjë të korruptuar,
“Asnjë proces nuk e zhbën realitetin. Çdo kolegë që është pjesë e masave të ndryshme që janë marrë dje, duke filluar nga dje ka filluar betejën për të pastruar figurën e vetë. Unë uroj që çdonjëri prej tyre të demonstrojë fdhe të faktojë me fakte që kanë vepruar me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin.
Ajo që unë dua të theksojë është fakti që kjo dalja, unë jam i detyruar se jam rektor i një universiteti që është në një proces që ka filluar prej 3 vitesh falë investimit personal të kryeministrit të vendit dhe ne kemi 3 vite që punojmë me një nga universitetet më të mira në Evropë dhe e kemi për detyrim të sqarojmë partnerët tanë.
Unë jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim dhe të sqaroj këto gjëra, edhe në komisionin parlamentar të arsimit. Unë do doja shumë të sqaronim këto pozicione. Unë nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar, ia lëmë drejtësisë të veprojë, por nga ana tjetër ajo që unë dua të evidentojë është fakti se kam shumë besim që universiteti bujqësor jo vetëm do ringrihet”,-tha rektori i UBT.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur