24 masa sigure te UBT, Rama: Shkova si lypës në Vjenë për të shpëuar universitetin

26 Shkurt 2025 | 09:59

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillohet dëgjesa me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku pas 24 masave të lëshuara nga SPAK.

Kryeministri Rama tha se pas 24 masave të sigurisë të vendosura ndaj stafit të universitetit të Kamzës, në Strasburg ka filluar numërimi mbrapsht për Shqipërinë, për të dëmshpërblyer të pafajshmit.

“Dje ka filluar një numërimi mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg. Nuk është shkencë, nuk do as nsonjë eksperiencë të madhe juridike, për të imagjinuar se sa nga këto masa do të rrëzohen në Strasburg, dhe sa do shkojë fatura e taksapaguesve shqiptar për të dëmshpërblyer ata që mbahen 3 vite pa gjyq në burg dhe më pas dalin të pafajshëm”,-tha Rama.

Kryeministri Rama tha se ai vetë personalisht ka kontaktuar me Universitetin e Vjenës që të kërkonte bashkëpunim në mënyrë që universiteti i Kamzës të mos shkonte drejt mbylljes, por të kthehej në një universitet evropian.

Ai tha se SPAK ka vepruar sikur është futur në një fshat të mafias së Corleones dhe jo në një universitet duke vënë 24 masa sigurie, ndërsa u shpreh se kjo është e vështirë për tu shpjeguar para partnerëve austriak.

“Të marrësh 24 masa sigurie, të tronditësh një universitet të tërë, një komunitet të tërë prindërisht, një komunitet studentësh dhe ti japësh një shkelm një marrëveshje të bërë, duke shkuar uën atje personalisht si lyps te shkallët e universitetit të Vjenës ku më shikonte rektori si UFO, për t’ju lutur që “Hajdeni në Shqipëri që në 2030 në ta kemi universitetin tonë të gjithë rajonit, që të marrin diplomën austriake, se ndryshe nuk do të na vijë më njeri. Debati im me atë burrin ka qenë, “kryeministër po mbyllet universiteti, le të marrë vendim qeveria që edhe me 5 të futen në universitet”, unë i thash në asnjë mënyrë, ne do luftojmë në krahun tjetër, do e bëjmë universitet evropian. ai zotëria që ishte rektor doli në pension dhe ende punon në universitetin tonë që në Kamëz të bëhet universiteti i Vienës. Si i shpjegohet  austriakëve që një forcë speciale futet në një universitet dhe bën 24 masa sigurie për paraburgim dhe për arrest shtëpie a thua se u fut në një fshat të Corleones”,-tha Kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026