“Abuzuesit do përgjigjen deri në fund”, Rama flet për 24 masat e sigurisë në UBT

26 Shkurt 2025 | 09:41

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një mbledhje këtë të mërkurë në një dëgjesë në Grupin Parlamentar të PS teksa ka pasur diskutime rreth 24 masave të sigurisë që SPAK ka lëshuar për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Në hyrje të fjalimit, Rama iu drejtua rektorit Fatbardh Sallaku duke e cilësuar si një person që nuk ishte në hetim, e më tej shpjegon se lidhur me këtë rast, do merren masat e nevojshme pasi drejtësia do bëjë punën e vet.

“Së pari është e nevojshme të nënvizohet fakti që kur kemi folur un jam siguruar që ju nuk jeni një person nën hetim. Nuk mund të japim hapësirë personave në hetim. Së dyti është mirë të dihet se përpara se ju të kandidonit për rektor, i keni drejtuar një letër SPAK që të sqaronte për ju nëse ky kandidim do kishte një pengesë për shkak të statusit. Përgjigjia ishte që mund të kandidoni.

Së treti shqetësimi në këtë rast nuk lidhet më faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një Universitet që është një kthesë historike dhe që e ka të ardhmen e vet të varur nga një partneritet strategjik me një ndër Univeristetet më të vjetra të botës.

Gjëja e parë që mua më ka shkuar në mend është çfarë do mendojnë partnerët austriakë kur ta dëgjojnë. 24 veta masë sigurie, një numër marramendës për një çështje që ka dy apo tre vjet dhe që s’ka asnjëlloj arsye për të krijar këtë goditje për një institucion të Arsimit të Lartë.

Bëhet fjalë për fonde të kërkimit shkencor që nëse ka pasur abuzime, abuzuesit do përgjgijen deri në fund. Gjithë shqetësimi është për të dhënë një mesazh për prindërit, për studentët dhe partnerët. Drejtësia do të bëjë punën e vet. Nuk ka arsye për të bllokuar punën”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026