Theu masë e arrestit në shtëpi, përfundon në pranga 21-vjeçari në Vlorë

26 Shkurt 2025 | 14:53

Një 21-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi kishte thyer masën e sigurisë të arrestit në shtëpi.

I riu i cili ishte dënuar më herët për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ëhstë arrestuar në flagrancë teksa po lëvize me makinë nëpër qytet.

Njoftimi i policisë:

Theu masën “Arrest në shtëpi” për prodhim dhe shitje narkotikësh, kapet nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor duke lëvizur me automjet në qytet, arrestohet 21-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve të shërbimeve të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve të Kodit Rrugor, në rrugën “Pelivan Leskaj”, është ndaluar për verifikim një automjet me drejtues shtetasin J. K., 21 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë verifikimeve të kryera nga policia, rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të cilën e kishte shkelur duke lëvizur me automjet në qytet.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kryen arrestimin e tij në flagrancë dhe referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU;

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026