Shfrytëzuan të miturën për prostitucion, Gjykata e Sarandës lë në burg 2 gratë

26 Shkurt 2025 | 16:28

“Arrest në burg” vendosi mesditën e sotme si masë Gjykata e Sarandës për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara nga policia pas një operacioni të koduar “Silent Watch”.

Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetime për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion.

Prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj ka kërkuar si masë “arrest në burg”. Këtë masë ka kërkuar edhe gjyqtari Fatmir Ndreu, ndërsa e kanë quajtur të ligjshëm ndalimin e tyre.

Seanca vijoi për rreth 3 orë.

Në përfundim të seancës avokatët mbrojtës Armand Çaushi dhe Brigels Dervishi thanë:

“U vlerësua i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe u caktua si masë “Arrest në burg”, për shkak se kjo është një çështje se ka komplikime dhe ka dhe viktima të mitura nuk mund të japim dot më asnjë detaj për çështjen. Është masë sigurie që ngrihet mbi dyshime. Për të tjerat nuk mund të flas dot në këtë fazë”, u shpreh avokat Armand Çaushi

“Sot ishte seanca për vlerësimin si të ligjshëm apo të paligjshëm të arrestimit të të dyshuarave. Ne në fakt jemi njohur me detajet e dosjes por nuk mund të japim dot në këtë fazë detaje. Ne mohuam kategorikisht rastin për klientet por gjykata vendosi si masë “Arrest në burg”. Tanimë ne na lind e drejta t’i drejtohemi apelit”, tha avokati tjetër Brigels Dervishi.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026