I akuzuari për vrasje në GJKKO: Kam rënë 40 kile, Nuredin Dumani me femra e palestër

27 Shkurt 2025 | 11:22

Petrit Qoli, nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’, ka hedhur akuza te forta ndaj bashkëpunëtorit Nuredin Dumani. Ky i fundit nuk u paraqit në seancë për arsye shendetesore.

Nga qelia e xhamit ai ka treguar se ndihet i lumtur për SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjeter thotë se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani.

“Si çdo shqiptar dhe ato të diasporës jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagesë shijon jeten jashtë salles dhe ne baltosemi. Ai do do ‘Coca Cola’, palester dhe femra.

Jam dobësuar 40 kg, jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar, prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën. Kam frikë se do vdes nga veremi jo nga burgu. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini, do vrasim 5-6 vetë dhe 5 mln euro të gruposura, dalim dhe marrim statusin”, mësohet të jetë shprehur Qoli në sallën e gjyqit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026