Nga 3 marsi pezullohet rekrutimi i punonjësve të administratës

27 Shkurt 2025 | 12:53

Duke nisur nga data 3 mars do të ndalohet çdo rekrutim i punonjësve të rinj në administratë.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pinderi tha në një deklaratë për mediat nga Kryeministria se, Këshilli i Ministrave kishte miratuar vendimin për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore gjatë zgjedhjeve.

Në këtë kuadër nga data 3 mars nuk do të lejohet më asnjë punësim në administratë përveç rasteve emergjente në sektorë kyç si shëndetësia.

“Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë, që të punësojnë punonjës të rinj, nuk do të zhvillohet asnjë procedurë e re punësimi në ministri dhe shoqëri aksionere ku shteti është pronar. Do ketë vetëm një përjashtim kur bëhet fjalë për nevoja emergjente në fusha si infrastruktura kyçe apo mjekësia”, tha ministrja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026