Pedagogu: Fushata e Trump, rritje të madhe ndaj komunitetit shqiptar në Miçigan

1 Nëntor 2024 | 22:05

Altin Zaloshnja, pedagog shqiptar në Miçigan tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se vota e shqiptarëve në këtë shtet do shpëtojë Donald Trump. Zaloshnja u shpreh se Miçigani është shtet që tradicionalisht ka votuar për demokratët, Trump ishte i pari në 2016 që e theu këtë gjë.

Ai tregoi se fushata e Trump është përqendruar në një komunitet të madh mysliman në një konte, ku ndodhet gjithashtu një komunitet shqiptar i cili duket se mbështet ish-presidentin

“Miçigani është shtet që tradicionalisht ka votuar për demokratët, Trump ishte i pari në 2016 që e theu këtë gjë. Ka një traditë të votimit të republikanëve në këtë shtet dhe kjo traditë u bë shumë e fuqishme me presidentin Regan, kaunti ku unë jetoj që është baza e atyre që quhen demokratët e Reganit që punojnë kryesisht në industrinë e makinave dhe këta ndonëse ishin anëtarë të unioneve, për shkak të apelit që bëri presidenti Regan filluan të votonin në anën e republikanëve. Trump në 2016 u mund me 10 mijë vota në Miçigan, vetëm në këtë konte arriti të fitonte me 40 mijë vota. Këtu jeton një komunitet shumë i madh që vjen nga Lindja e Mesme dhe për shkak të ngjarjeve kanë qenë të pakënaqur nga politikat e Biden, Trump po bën fushatë intensive për të arritur këtë komunitet. Fushata e Trump ka një rritje shumë të madhe edhe ndaj komunitetit shqiptar, sidomos në qendrat fetare në 2 kisha, të dyja këto komunitete janë prekur nga fushata e Trump, demokratët nuk kanë bërë të njëjtën gjë. Gjithsesi, në këto shtete është një pikëpyetje e madhe”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026