Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, Gjykata e Lartë lë në burg Klajdi Merkaj
Gjykata e Lartë miratoi vendimin e Apelit të Posaçëm sa i përket masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj 35-vjeçarit Klajdi Merkaj, i cili u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Roma drejt Tiranës, për llogari të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Kolegji penal i përbërë nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Albana Boksi e Medi Bici pasi shqyrtuan rekursin e depozituar nga avokati mbrojtës i Merkajs, vendosën rrëzimin e saj.
35-vjeçari u ekstradua në 20 nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja, ndërsa nga hetimet e SPAK deri më tani, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.
LEXONI GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush